Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu, ka rënë drastikisht në peshë.
Ai, i cili njihet më shumë për rolin e tij si Oki në serialin vendor “Kafeneja jonë”, gjithmonë është karakterizuar edhe për peshën e madhe trupore që e posedonte, ku edhe vet thoshte se ndihej rehat.
Përmes një fotografie të publikuar mëngjesin e sotëm, ai u shfaq më në formë se kurrë.
“Miremjes o miq, a dojme me punu najsen a qysh o puna?”, shkroi krahas fotografisë Spahiu.