Buffon rikthehet në stërvitje, gati për ndeshjen me Chievon (Video)

E publikuar: 24/01/2018 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianluigi Buffon është kthyer në stërvitje me Juventusin, ku ka stërvitur së bashku me shokët e skuadrës.

Portieri italian ka dy muaj që është i lënduar dhe nuk ka stërvitur me skuadrën.

Ndeshja e fundit që luajti me Bianconerët ishte ajo ndaj Napolit që Juve fitoi 1-0 në San Paolo me 1 dhjetor.

Ishte trajneri Massimiliano Allegri që pas ndeshjes me Genoan lajmëroi kthimin e portierit në stërvitje.

Gianluigi Buffon i Juventusit në një ndeshje në bankën rezervë. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Ai është parë sot në aksion, në qendrën stërvitore në Vinovo.

Juve e ka konfirmuar kthimin e tij me një video nga seancat stërvitore.

Buffon mund të jetë gati që të startojë në ndeshjen ndaj Chievos që zhvillohet në fundjavë.

Allegri e ka konfirmuar se Buffon mbetet portieri i parë edhe për kundër formës së mirë që po kalon Wojciech Szczesny. /Telegrafi/