“Të gjithë lojtarët e kombëtares i trajton në të njëjtën mënyrë dhe kjo po i jep frytet”.
Antonio Conte garanton suksesin e Italisë. Për këtë është i bindur kapiteni i të kaltërve, Gianluiggi Buffon, i cili e vë theksin te disiplina e hekurt e 45-vjecarit.
“Mister ka dashur të lërë menjëherë shenjë në skuadër si nga pikëpamja taktike ashtu për sa i përket impenjimit. Të gjithë lojtarët e kombëtares i trajton në të njëjtën mënyrë dhe kjo po i jep frytet. Conte të mëson të djerësitësh dhe se si t’i kalosh vështirësitë psikologjike. Ndikimin e tij u pa qartë te Juventusi dhe unë besoj kështu do të jetë edhe në kombëtare.”
Nën drejtimin e Contes, Italia ka arritur 5 fitore në 6 ndeshje. Në eliminatorët e Euro 2016 të kaltrit kryesojnë Grupin H në të njëjën kuotë pikësh me Kroacinë, ndërsa sfida e ardhshme do të jetë me Bullgarinë në Sofie.
“Të luash me ekipet e Lindjes është gjithmonë e vështirë, sepse këto skuadra japin 120% kur kanë përballë Italinë. Në takime të tilla futbollistët lindorë kërkojnë të bien në sy, që të transferohen në kampionate më të rëndësishme. Bullgaria do të jetë një pengesë serioze, por nëse zbresim në fushë me sjelljen e duhur, mund të mposhtim cdo kundërshtar.”
Conte nuk ka grumbulluar për këtë transfertë për arsye fizike Pirlon dhe De Rossin, një mundësi e mirë kjo për të riun Verrati për ta bindur trajnerin se e meriton vendin e titullarit. /supersport.al/