BSPK: Gjykata Kushtetuese ua ka mohuar të drejtën 62 mijë punëtorëve të përfitojnë nga puna e tyre

E publikuar: 01/07/2020 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka kundërshtuar anulimin e Ligjit të Pagave në sektorin publik nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

BSPK thotë se Kushtetuesja ua ka mohuar mundësinë 62 mijë punëtorëve të drejtën për të përfituar nga puna e tyre.

“Për Bashkimin e Sindikatave të Pavaruara të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese është i papranueshëm. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë”.

Sipas tyre Gjykata Kushtetuese ua ka ngacmuar plagën e hapur punëtorëve.

“Gjykata Kushtetuese ia ka humbur shpresat punëtorëve të Republikës së Kosovës të cilët me padurim e kanë pritur zbatimin e këtij ligji. Konsiderojmë së Gjykata Kushtetuese e ka ngacmuar plagën e hapur të punëtorëve dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale!”.