Arta fillimisht mori gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve për shkak të rolit të saj si “Xhesika”, në serialin komik “O sa mirë”, transmeton Gazeta Express.
Që nga paraqitja e saj Arta u komentua shumë për bukurinë e linjat seksi.

Por, kjo nuk është e gjitha.
Bukuroshja me linjat seksi u komentua aq shumë edhe për jetën e saj private, sidomos për disa lidhje të mundshme, ndër ta edhe me Endritin, djalin e presidentit Hashim Thaçi.

Missi i “O sa mirë”, kohëve të fundit u përfol se është në lidhje me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.
Ata madje publikuan fotografi së bashku.


Gjërat nuk ecën mirë për çiftin simpatik.
Para se Bruno të publikonte projektin e tij më të ri, ai e Arta nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, gjë që la dyshime se ata kishin ndarë rrugët me njëri-tjetrin.


Pas publikimit të këngës “A më do” nga Bruno, dyshimet veçse u shtuan kur Arta nuk e kishte shpërndarë këtë këngë ku edhe ishte pjesë e klipit në skena dashurie me Brunon.
Së fundmi Bruno në një intervistë ku foli edhe për Artën, ka deklaruar se për aq sa ka zgjatur nuk ishte keq, raporti i tij me Artën.
Ndërkohë, Bruno e Arta tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, por fotografitë që kanë postuar në rrjetet sociale si të njëjta, duken se janë të mërzitur.
Për më shumë shikoni fotografitë më poshtë./Gazeta Express/



















