Albin Kurti EU1
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për media të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë ka thënë se e konsideron si bazë të mirë propozimin frank-gjerman derisa ka theksuar se është Serbia ajo që e ka refuzuar të njëjtin dhe se tashmë po kërkon ta mjegullojë një kundërshtim të tillë duke tensionuar veriun.
Lidhur me këtë deklaratë të Kurtit se “Serbia ka kundërshtuar propozimin franko-gjerman” kanë folur nga Brukseli. Një zëdhënës e BE-së i ka thënë gazetës “reporteri” se “Ne nuk jemi në dijeni që zoti Kurti është zëdhënës i Qeverisë së Serbisë prandaj për pozicionin e Serbisë do të ishte e duhur të kërkohet përgjigje nga autoritetet serbe”.
Ajo tutje ka thënë se Brukseli nuk flet në emër të Kosovës dhe Serbisë.
Në anën tjetër, zëdhënësja i refereohet deklaratës së shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell që “menjëherë” të shtyhet çështja e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale “KM” si dhe masat ndëshkuese.
“Autoritetet e Kosovës të respektojnë obligimet e tyre pa u vonuar. Kjo do të thotë që të zgjatet menjëherë procesi i riregjistrimit të veturave dhe pezullimi i masave ndëshkuese ndaj vozitësve me targa KM. Çështja e targave mund të zgjidhet nga Palët përmes dialogut”, thuhet në përgjigje.