Brozovic: Kemi besuar për fitore edhe pas disavantazhit

E publikuar: 04/10/2018 04:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marcelo Brozovic ka thënë se Interi ka besuar fuqishëm në fitore edhe pas disavantazhit.

Ashtu sikurse ndaj Tottenhamit, Interi arriti të rikthehej nga disavantazhi për të fituar me rezultat 2-1.

“Ne stërvitemi mirë, ne bëjmë të gjitha për të fituar dhe e dimë se fitorja është opsioni i vetëm”.

“Edhe kur ishim në disavantazh, ne kemi besuar, e kemi kuptuar se është dashur të jemi më të përqëndruar dhe tash jemi shumë të kënaqur”.

“Ne jemi të gjithë të përkushtaur, luftojmë për njëri-tjetrin dhe shfaqim grintë. Ne duhet të vazhdojmë kështu”.

“Një mesfushor më i thellë, ky jam unë, gjithmonë kam luajtur aty dhe jam i kënaqur”, u shpreh Brozovic.

Mesfushori kroat është një prej më të mirëve te Interi në këtë fillim sezon. /Telegrafi/