Sport

Brocchi: Dua ta fitoj kontratën për sezonin e ardhshëm

13.04.2016 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Cristian Brocchi trajneri i ri i Milanit, u prezantua në Milanello nga administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galliani, i cili theksoi se kjo zgjedhje është bërë për të mirën e klubit dhe se do të jenë rezultatet ato që do të mund ta konfirmojnë 40-vjecarin edhe për sezonin e ardhshëm. Ndërsa vetë Brocchi në fjalën e tij premtoi se do të bëjë më të mirën në drejtim të Milanin, duke i mëshuar fort kulturës së punës, e cila më pas do të sjellë rezultatet.

“Nuk kam frikë se do të digjem. Me shumë përulësi dua që t’ia përcoj idetë e mia të lojës kësaj skuadre. Nuk iu premtoj se do do t’i fitojmë shtatë ndeshjet e ardhshme, por thjesht dua që futbollistët e mi të japin 110%. Sigurisht që nuk është e lehtë të bësh gjithcka brenda pak ditësh, por po mundohem që lojtarët t’i kuptojnë idetë e mia.”

Praktikisht, Brocchi ka vetëm dy muaj kontratë, por ky fakt nuk e vë aspak nën presion.

“Në karrierën time si futbollist, aspektin ekonomik dhe kontraktual e kam vendosur në plan të dytë. Nuk më intereson t’i kem shpatullat e ngrohta nga një kontratë, por e mira e Milanit. Nëse gjërat do të shkojnë keq, do të di ta nis nga e para me përulësi, por unë dua të jem trajner i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm”.

Por cili është modeli i trajnerit të cilin kërkon të ndjekë Brocchi?

“Në karrierën time kam patur fatin të punoj më trajnerë shumë të mirë. Ata nga të cilët kam mësuar më shumë janë Prandelli dhe Ancelotti. Tani është momenti të shfrytëzoj mësimet që kam marrë prej tyre.”

Trajneri i ri italian e fitoi simpatinë e presidentit Silvio Berlusconi falë stilit të lojës që aplikoi te të rinjtë. Objektivi i Brocchit është kualifikimi në Europa League, nëpërmjet kampionatit, që skuadra të jetë me mentalitetin e duhur në finalen e Kupës së Italisë mdaj Juventusit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes