Broadcom zbuloi planet për blerjen e kompanisë Amerikane të softuerit CA për 18.9 miliardë dollarë një lëvizje jashtë industrisë së semikonduktorëve.
Marrëveshja vjen pak muaj pasi administrata Trump bllokoi blerjen e Qualcomm për 117 miliardë dollarë nga Broadcom mbi baza të sigurisë kombëtare.
Vitin e kaluar Broadcom bleu Broacade Communication Systems për 5.5 miliardë dollarë.
Kompania do të paguajë 44.50 dollar për aksion të CA.
Sipas njoftimit, investitori më i madh i CA i cili zotëon 25% të aksioneve ka rënë dakord për shitjen e kompanisë.
Biznesi kryesor i semikonduktorëve po bëhet dita ditës më konkurrues ndërsa Apple dhe Samsung kërkojnë konsolidimin e furnizuesve dhe uljen e kostove.
Pikërisht për këtë arsye Broadcom kërkoi blerjen e Qualcomm. /CIO Albanian