Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se të gjithë dronët që kapen pranë objekteve ushtarake do të rrëzohen, “gjë që do ta bënte çdo vend tjetër”.
Duke folur për urdhrin që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të ngrihen lartë aeroplanët MiG-29, pasi janë vërejtur dronë duke fluturuar mbi zonën e Merdares dhe rrethinën e Rashkës.
Bërnabiç ka theksuar se bëhet fjalë për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe për problemet që ekzistojnë atje.
“Dronët po filmonin një pozicion në zonën tonë të sigurisë tokësore dhe në dy kazermat tona. Dhe unë u informova nga presidenti i Republikës dhe Komandanti i Forcave të Përgjithshme të Ushtrisë. Ai dha urdhër që të rritet mbrojtja në ajër, kështu që ky rregull është në fuqi dhe do të mbetet në fuqi”, tha Bërnabiç për RTS.
E pyetur se të kujt ishin dronët, ajo ka shtuar se nuk mund të japë më tepër informata.
“Ka mundësi që presidenti Vuçiç të flasë. Ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, mund të flasë po ashtu”, ka thënë Bërnabiç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë urdhër që të eleminohet çdo dron armiqësor që shihet në territorin serb dhe për të filluar përgatitjet për të mbrojtur Serbinë nga “pushtues” të tjerë.
Siç shkruajnë mediat serbe, arsyeja e këtij vendimi të presidentit serb, erdhia pas supozimi se disa dronë të panjohur vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe.
“Presidenti vendosi të ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura të Serbisë”, shkruan mediumi i afërt me pushtetin në Serbi, ‘Novosti’.