Nëna e dy vajzave mbeti e shokuar, kur vuri re një “figurë rrëqethëse” që qëndronte prapa vajzës së saj në një fotografi të shkrepur 10 vite më parë.
Laura Cisse, 38-vjeçe nga Anglia kishte vërejtur në një fotografi të vjetër një person që qëndronte prapa vajzës së saj Ayesha, e cila asokohe ishte 5-vjeçare, transmeton Telegrafi.
Ajo menjëherë mendoi se bëhet fjalë për vajzën e saj të vogël Sophie, por shpejt iu kujtua se ajo as që kishte lindur atë kohë kur edhe ishte shkrepur fotografia. Laura është e bindur se fotografia e shkrepur në vitin 2009 në shtëpinë e saj të vjetër, është thjesht e pashpjegueshme.
“Vajza i ngjan shumë Sophie. Është shumë e çuditshme. Kur e pashë fotografinë pas një kohe të gjatë, pyeta veten se çfarë është duke bërë këtu Sohpie? Asnjëherë më parë nuk e kishte parë në atë fotografi. Por menjëherë mu kujtua që ajo nuk kishte lindur kur është shkrepur fotografia. Ajo nuk mund të jetë”, ka shtuar Cisse.
“Ndoshta është porosi nga e ardhmja apo diçka e tillë. Një nga kolegët në punë më ka thënë se mund të jetë koka e ndonjë kukulle, por nuk është e mundur. Ayesha nuk ka pasur kukulla”, ka thënë për fund Cisse. /Telegrafi/