Ndonëse Britania është në proces të daljes nga BE-ja, ky shtet zotohet se do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës për anëtarësim në BE.
Në vizitën e tij në Kosovë, ministri i Shtetit për Evropë dhe Amerikë i Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, është pritur nga liderët e institucioneve të vendit, të cilëve u ka dhënë përkrahje për integrimet evropiane, raporton KTV.
Tha se fokusi i Britanisë së Madhe është të ndihmojë shtetet e Ballkanit në luftimin e krimit të organizuar, ku shpreson të punojë me Kosovën në këtë fushë.
Duncan tha se edhe pse janë duke e lënë BE-në, ende dëshirojnë që të bashkëpunojnë me BE-në dhe se e dëshirojnë një BE të fortë.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e vlerësoi pozitive vizitën e Duncanit, ku tha se me këtë rast janë përtërirë marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ministri i Shtetit për Evropë dhe Amerikë i Britanisë së Madhe, gjatë ditës së mërkurë është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.


















