Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen në zhvillimin ekonomik të Kosovës

E publikuar: 02/10/2017 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështes procesin e zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka rikonfirmuar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në takimin që pati sot me Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast Ministri Lluka, duke falënderuar Ambasadorin O’Connell për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës tha se mbetet me besim që ky bashkëpunim do të fuqizohet edhe më tutje, trasnmeton infosot.

Po ashtu, Ministri Lluka, gjatë takimit ka njoftuar diplomatin anglez lidhur me prioritetet e MZHE-së, me theks të veçantë sektorët strategjik që mbulon MZHE, siç janë energjia, minierat, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe ato të efiçiencës së energjisë, të cilat do të ndikojnë në sigurinë e furnizimit më energji elektrike, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.

Ministri Lluka dhe Ambasadori O’Conell, janë dakorduar për vazhdimin raporteve të mira mes dy vendeve.