Kuzhinieri i një restoranti në Liaoning të Kinës, ka treguar bretkosën që po bëhej gati ta përgatiste, e cila kishte shtatë këmbë.
Gjallesa amfibe lëvizte me vështirësi, mbi dërrasë shkaku i tri gjymtyrë më shumë në trup, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet se si ka ardhur në jetë kjo bretkosë, me deformimin që nuk është parë më herët te ky lloj.
Rritja në mënyrë artificiale në ferma dhe ushqimi me shumë përbërës artificial, besohet të jetë shkaktari i këtij çrregullimi fizik. /Telegrafi/