Njerëzimi është gjëja më e rëndësishme në planetin tonë. Por, po që se ne zhdukemi në tërësi, jo gjithçka mbaron, sepse mbushet nga elemente tjera të natyrës, transmeton Telegrafi.
Këtë më së miri e tregon seti fotografik i Gohar Dashti, i realizuar në shtëpitë e braktisura të Iranit. Banorët e së cilave, u detyruan të ikin prej lufte.
“Imazhet tregojnë se çfarë ndodhë kur braktiset një shtëpi, ajo pas një kohe mbushet me bimë. Kjo është fuqia e natyrës, për të konsumuar dhe zaptuar pronë”, ka thënë Dashti.
Sipas fotografit, njerëzit janë të përkohshëm, ndërsa natyra është e përhershme, e cila do të mbetet edhe kur ne të jemi harruar. /Telegrafi/