Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në ora 02:03 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, më saktësisht në fshatin Koshare të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet M.J (M/K) i moshës 49 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro dhe dy pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).
I njëjti shofer, pasi ka marrë gjobën është nisur vrullshëm në drejtim të Ferizajt, duke zhvilluar shpejtësi 102 km/h, në po të njëjtën zonë të kufizimit 50 km/h. Matja është bërë nga prapa me radarë, ndërsa ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë për kundërvajtje, prej 150 eurove.
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.
Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.