E parë nga lart, kryeqyteti i Tajlandës, Bangoku, është i mbushur me gradacela gjigande, e një prej tyre është edhe një kullë 77 katëshe.
Por nëse i hidhet një vështrim më nga afër do të vihet re se në një pjesë prej tyre punimet janë lënë përgjysmë.
Një nga këto objekte është edhe godina e “Sathorn Unique”, e cila njihet ndryshe si Kulla Fantazmë, e cila ka shtuar një interes tek turistët që fotografojnë rrënimin e 49-të kateve të saj.
Punimet për ndërtimin e kësaj kulle gjigande u lanë përgjysmë pas krizës ekonomike në vitin 1997 në shtetin aziatik./tch/