Brenda ilixhes japoneze që është braktisur para 20 vitesh (Video)

E publikuar: 20/04/2019 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bob Thissen nga Holanda, është eksploruesi urban që ka hyrë brenda një ilixhe japoneze, që është braktisur para 20 vitesh dhe gjithçka është vjetruar me kohë.

Hachijo Hot Spring Hotel që ndodhet në brigjet e Tokios së Japonisë, dikur ishte një ndërtesë luksoze dhe shumë e dëshiruar, por investitorët bankrotuan sepse nuk arritën t’i përfitojnë para e shumta që u investuan në të, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, gjithçka mbeti si ishte, teksa u mbyll para dy dekadash.

Mirëpo, koha e ka bërë të vetën dhe stuhitë me erë dhe shi, thyen xhamat dhe uji që depërtoi prej tavanit, shkatërroi enterierët.

Mobilet ende qëndrojnë ku ishin, bashkë me shumë pajisje teknologjike, që tashmë janë jashtë funksionit. Pishinat e shumta, që sikur mbusheshin me ujin e nxehtë natyral, tani janë përplot alga dhe barishte të rritura aty.

Derisa panelet e tavanit janë shembur, kanë rënë edhe telat e rrymës, mbi shumë konsola të video-lojërave, madje edhe mbi një piano që është mbuluar nga pluhuri.

Ndërtimi i objektit duket se ka kushtuar shumë, po ashtu edhe kompletimi me elementet më moderne, por braktisja e ka bërë jo funksional. /Telegrafi/