Bunkeri i fshehtë nëntokësor i ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të jetë vila më luksoze nëntokësore në Britani që mund të merret me qira.
Të gjithë të interesuarit për të kaluar një vikend të paharruar brenda këtij bunkeri, duhet të paguajnë 20 dollarë për person për një natë, transmeton Telegrafi.
Prona me katër dhoma gjumi e njohur si “Bunkeri”, është e vendosur në një hapësirë të gjelbëruar 10 minuta larg West Cornwall.
Imazhet e publikuara më poshtë tregojnë se sa mirë është i kamufluar me bari, që për kalimtarët e rastit është pothuajse i padukshëm.
Brenda këtij bunkeri të shndërruar në vilë luksoze nuk mungon asgjë. Aty është kuzhina me të gjithë pajisjet përcjellëse, mobilet e shtrenjta, televizori 40 inç smart dhe një piano për adhuruesit e muzikës.
Dhomat e gjumit nuk dallojnë nga ato të hoteleve me pesë yje, kurse tualeti ka një luks të paparë. Por, është interesant se si çdo hapësirë është e menduar mirë dhe e organizuar për një familje 6 anëtarëshe që dëshirojnë të kalojnë vikendin në të. /Telegrafi/