Brenda bibliotekave më të mahnitshme që ndodhen në botë (Foto)

E publikuar: 07/09/2018 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Masimo Lisstri nga Florenca e Italisë, ka kaluar 30 vitet e fundit duke eksploruar brenda librarive më të mahsnitshme që ndodhen në botë.

Në hulumtimin e tij të gjatë, ai fotografoi hapësirat e stilit mesjetar në bibliotekat gjigande të shekullit XIX-të, ku veshja me mahagon i ndriçon hapësirat, që mbahen lartë nga kolona mermeri, transmeton Telegrafi.

Galerive nuk iu mungojnë statujat, globet, lozhat komode, shandanët me ornamente, si dhe tavanet e praruara në ari, sipër rafteve me libra pafund.

Fotografi i pasionuar ndaj bibliotekave, tha thënë se gjithçka i pëlqen rreth këtyre godinave – prej erës pluhurit, lëkurës dhe drurit, deri te kënaqësia e të hapurit një libër të vjetër.

Gjatë eksperiencës së tij, Lisstri ka hyrë nëpër biblioteka të ndryshme të stilit barok, në disa prej të cilave jetojnë edhe lakuriqë, që i mbrojnë librat nga dëmtimi i insekteve. /Telegrafi/