Brenda 24 orëve gjenden 3 të vdekur nga dëshmitarët e rasteve

E publikuar: 25/11/2023 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me tre raste të vdekjeve, ku dy burra janë gjetur të vdekur në rrugë e tjetri është gjetur i vdekur në rrethojat e shkallëve të një objekti banesor.

Njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, tjetri në fshatin Komoran të Drenasit dhe rasti i fundit në Pejë.

Policia jep detajet nga raportimi 24 orësh.

“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 24.11.2023 – 08:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Fsh. Komoran, Gllogoc 24.11.2023 – 18:18. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

“Rr. Adem Jashari, Pejë 24.11.2023 – 02;50. Një femër kosovare-dëshmitare, ka raportuar se në rrethojat e shkallëve të banesës ka vërejtur një trup mashkull pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.