Nga Valbonë Bajrami
“Bregoviç po e hapka koncertin me kangën “Kosovarja”, gjoja nerë e madhe për gra e çika të Kosovës. Në vorbull reagimesh, në vend se vetë organizatorët me u konsultu me punonjës të shëndetit mendor, se a asht e udhës me nisë festivalin me vargje kushtue grave dhe çikave të Kosovës: “… përvjedhu nga kapigjiku.
Ruj fustanin mos e grisKe kujdes mos e humb bozhurinDua të jeshe hej moj si hyjneshe”, duke qenë në dijeni se n’Kosovë janë grisë 20.000 fustana nga përdhunuesit serb – sa provokuese janë këto vargje për viktimat me tërheqë vegza traume e terrori të përjetuem. Sa poshtnuse nga shteti amë me fillu relativizimin e gjenocidit me “art” që vnon në theks fusnata grashë, për të cilat nuk asht vnue drejtësia në vend.
“Traumatic coupling”, qysh njihet në shkencë, pranon si stimulim të zgjimit të traumës nga nji fjalë apo objekt i vetëm, pasue me “triger warning” që mediet globale e kanë për detyrë nga DSM me vendosë vërejtje për auditorin në lidhje me përmbajtjen se çfarë transmetojnë mediet, si paralajmërim për shqetsim potencial.
“Mos e gris fustanin”, asht vegzë që shqetson 20.000 viktimat e përdhunume në Kosovë, aq më shumë që do të interpretohen nga nji kangtar frymëzues për “cerna ruka” të Arkanit. Artistët le t’a quajnë art interpretimin e kangës “Kosovka”, por punonjësit mental e kanë për detyrë me ju vnue në dijeni që me lue me tërheqje vegzash mentale të viktimave, sikur të ishim shtete ku funksionon ligji i ekspozimit medial, denimi ju kish kushtu aq sa mbledhni përfitime materiale të të gjitha festivaleve që mbahen në Kosovë e Shqipni”.