Përfaqësuesja e Brazilit ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Përfaqësueses së Kroacisë në miqësoren e Anfieldit.
Brazilianët ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar nga skuadra e trajnerit Tite.
Pjesa e parë ishte me raste, por jo shumë të rrezikshme për gol. Më i miri ishte ai nga Dejan Lovren në minutën e 13-të.
Neymar në miqësoren ndaj Kroacisë (Foto: Getty Images)
Goli i vetëm në takim u shënua nga Neymar në minutën e 69-të pas disa lëvizje të bukura në zonë.
Në minutat shtesë shënoi edh Roberto Firmino pas asistimit nga Casemiro.
Luke Modric gjatë një dueli me Marcelon dhe Philippe Coutinhon (Foto: Getty Images)
Vlen të theksohet se në dhjetë ndeshjet e fundit Brazili ka vetëm një humbje, 0-1 në miqësoren ndaj Argjentinës më 9 qershor 2017.
Kurse Kroacia në dhjetë ndeshjet e fundit ka tri humbje. /Telegrafi/
Neymar doing Neymar things. pic.twitter.com/23EBDJFAsB
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) June 3, 2018
Firmino 2-0 for Brazil at Anfield 🇧🇷🔴 pic.twitter.com/lYLwGCho8Z
— Viktor Fagerström (@ViktorFagerLFC) June 3, 2018

















