Do të diskutohet mes Brazilit dhe Serbisë finalja e Botëorit të 20-vjecarëve që po zhvillohet aktualisht në Zelandën e Re. Të Dielën në Auckland Brazili do të ketë mundësi të fitojë trofeun e tij 6-t në këtë kompeticion duke barazuar Argjentinën në krye të klasfikimit. Rezultoi thjeshtë një shëtitje gjysmëfinalja ndaj Senegalit për Selecaon me Brazilin që fitoi 5-0 duke prerë kështu biletën e finales.
Një autogol i Correa në minutën e 5-t i dha epërsinë kombëtares amerikano-jugore, ndërkohë që brenda pjesës së parë Brazili realizoi edhe tre herë të tjera fillimisht me Guillermen dhe më pas me Boshchilian dhe Jorgen duke i cuar shifrat në 4-0. Për të vulosur fitoren e Selecaos mendoi sërish Guillerme që shënoi golin e dytë personal dhe të 5-tin për Brazilin në minutën e 78-të.
Tashmë përsëritja e sukesit të vitit 2011 është vetëm 1 ndeshje larg për verdhjeshilët. Në finale kundërshtari i Brazilit do të jetë Serbia që nga ana e saj mundi 2-1 pas kohës shtesë një tjetër kombëtare afrikane pikërisht Malin në gjysmëfinale. Zivkovic kaloi Serbinë përpara në minutën e 4-t, por në të 39-tën Kone barazoi shifrat me golin e 1-1. Për ti dhënë fitoren kombëtares ballkanase dhe finalen e dytë në histori në Botërorin e 20-vjecarëve mjaftoi një gol i Saponjic në minutën e 101-të./ss/