Brathu: Policia e Kosovës më profesionalja në rajon

E publikuar: 05/10/2017 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim njoftues, ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së në Kosovë dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shefi i OSBE-së theksoi se Policia e Kosovës është policia me e përgatitur dhe më profesionale në rajon.

Ministri i brendshëm falënderoi OSBE-në për përkrahjen që ka dhënë në konsolidimin e demokracisë në Kosovë.