Boksieri gjerman, Jurgen Brahmer, ka deklaruar pas duelit që e fitoi ndaj Haxhi Krasniqit se boksieri shqiptar është një luftëtar i vërtet dhe se me gjithë dëshirë do ta pranonte një revansh nëse Haxhiu do t’ia kërkonte këtë.
Brahmer ishte ai që triumfoi pas disa goditjeve vendimtare, në një duel ku dominoi në pjesën më të madhe të tij boksieri shqiptar.
Dhe, pas duelit Brahmer deklaroi se ai nuk ka pritur nga Krasniqi një luftë të tillë, dhe pranoi se ai mori goditje prej tij.
Ndryshe Brahmer po ashtu ka thënë se do të pranonte një revansh nëse atë e kërkon Krasniqi.
“Ishte një duel i fortë nga Krasniqi. Ai më ka goditur dhe më ka shpërqëndruar shumë”.
“Ne pa dyshim se do të mund të bëjmë një duel tjetër. Unë do të pranoja”, ka thënë Brahmer. /Telegrafi/