Brad Pitt pret fëmijë nga Kate Hudson?

E publikuar: 23/12/2016 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dyshohet se Kate Hudson është shtatëzënë me Brad Pitt
Brad Pitt kohëve të fundit është ndër personalitetet më të përfolura, jo vetëm nga ndarja e tij me Angelina Jolie por edhe për disa thashetheme të tjera.

Aktori thuhet se jo vetëm që është në një lidhje të fshehtë me Kate Hudson, por gjithashtu se kjo e fundit është shtatzënë.

Një burim për “Ace Showbiz” ka raportuar se aktorja është fotografuar nga paparacët në verandën e shtëpisë se saj, ku dukej qartë barku i fryer.

Fotot nuk janë bërë publike për shkak të proceseve gjyqësore në të cilat Pitt vazhdon të luftojë. Po i njëjti burim shton se Brad ka shprehur se nuk është gati për një tjetër fëmijë.

Pitt-Jolie janë në luftë të vazhdueshme për kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre të cilët 47 vjeçari nuk lejohet t’i takojë as për festat e fundvitit / Gazeta Blic