Pak muaj pas marrjes së licencës më 2019, institucioni mikrofinanciar “IuteCredit”, kishte bërë padi ndaj Bankës Qendrore të Kosovës për ndalës të punës.
E lënda e dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pas dy vitesh ka marr epilog final, në favor të BQK-së, raporton Klan Kosova.
Sipas Fehmi Mehmetit, Guvenator i Bankës Qendrore të Kosovës, ky biznes ishte duke e rrezikuar stabilitetin financiar të Kosovës.
Edhe ekonomisti Safet Gërxhaliu, një rezultat të tillë në Arbitrazh e ka konsideruar fitore të madhe për shtetin e Kosovës.
Ky institucion mikrofinanciar jobankar ka bazë në Estoni. /Klankosova.tv