“Bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”- Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

E publikuar: 16/05/2024 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edi Rama

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me deklaratat e zv.kryeministrit serb Aleksandër Vulin, i cili deklaroi pas takimit të kryeministrit me shqiptarët në Athinë, se vetëm “Bota serbe” mund ta ndalë “Shqipërinë e Madhe”, duke kërkuar një aleancë të re Greqi-Serbi.

Gjatë një konference me gazetarët nga Kotori, ku ndodhet për Samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama zgjodhi të mos komentonte gjatë deklaratat e zv.kryeministrit serb.

Shefi i qeverisë tha se pas të 40-tave çdo njeri është përgjegjës për fytyrën që ka dhe nëse shihet fytyra e Vulin ai nuk meriton asnjë koment.

Pjesë nga deklarata:

Pyetja: Kryeministër, jehona e takimit tuaj me shqiptarët në Athinë ka mbërritur edhe në Beograd. Dhe dy ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Vulin deklaroi se Shqipërinë e madhe mund ta mundë vota serbe, por edhe me ndihmën e Greqisë. Çfarë shije ju ka lënë kjo deklaratë në një kohë ku edhe sot ju e përmendët që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bllokojnë njëra-tjetrën dhe duhet të heqin dorë nga retorika të tilla?

Kryeministri Edi Rama: Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40-tave, çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni, mendoj që nuk meriton asnjë koment tjetër edhe deklarata e tij, apo deklaratat e tij.