“Bota po ribëhet ndërsa shqiptarët në Kosovë s’e zgjedhin dot një president”

E publikuar: 11/04/2026 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se bota ‘’po ribëhet nga themelet’’ përderisa, në Kosovë, partitë politike s’po arrijnë ta zgjedhin presidentin.

‘’Në Kosovë nuk e zgjedhin dot një president.

Në Maqedoni nuk e mbrojnë dot të drejtên elementare të përdorimit të gjuhës shqipe në institucione.

Në Shqipëri nuk i plotësojnë dot kushtet e integrimit në BE.

Këta janë shqiptarët në kohën kur bota po ribëhet nga themelet’’, ka shkruar ai.