Bosnje: 5 policë të arrestuar për vjedhjen e 300,000 eurove

E publikuar: 15/01/2016 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

5 policë të një njësie të forcave speciale u arrestuan në Bosnje për vjedhjen e një automjeti të blinduar për transportimin e fondeve dhe të 300,000 eurove, njoftoi sot një burim policor.

Katër muaj pas kësaj vjedhjeje, në muajin shtator, në një autostradë në veri të vendit, hetuesit arritën të identifikonin autorët e dyshuar”, theksoi ministri i Brendshëm i entitetit serb të Bosnjes, Dragan Lukac.

“Treguesit e parë mbërritën nga njësia speciale e policisë, ku është vërejtur një sjellje e çuditshme e të dyshuarve”, deklaroi Lukac në një konferencë shtypi në Banja Luka.

Bëhet fjalë për një njesi speciale të policisë së entitetit serb të Bosnjes, që operon në çështjet e krimit të organizuar dhe terrorizmit.