Drejtuesi i prodhuesit të dytë më të madh të naftës në Rusi, Lukoil, Ravil Maghanoz, ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga dritarja e katit të gjashtë në një spital të Moskës.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, oligarku rus po trajtohej në katin e gjashtë të një klinike qendrore në rrugën, Marshala Timoshenko, shkruan Reuters.
Sakaq nuk dihen ende rrethanat e incidentit.
Maganov mori pozicionin e zëvendëspresidentit ekzekutiv për Eksplorimin dhe Prodhimin në Lukoil në 2006.
Përveç kësaj, ai ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 1993 dhe është një ekspert i dalluar i naftës dhe gazit në Federatën Ruse. Ndër nderimet që ai ka marrë ishte edhe Çmimi i Qeverisë së Federatës Ruse për Shkencën dhe Inxhinierinë./abcnews.al/