Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook kërkoi një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave.
Ai tha se të dhënat tona janë shndërruar në një armë.
Deklaratën ati e dha gjatë një fjalimi të pazakontë në Evropë ku foli pozitivisht për ligjin e ri Evropian të privatësisë GDPR.
Ky i fundit hyri në fuqi në Maj të këtij viti.
Gjatë fjalimit në Bruksel në Konferencën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave, bosi i Apple tha se miliard dollarë po bëhen nga pëlqimet dhe mospëlqimet e përdoruesve, dëshirat dhe frikërat, shpresat dhe ëndrrat e përdoruesve.
Prej kohësh Apple është shfaqur si gardian i privatësisë. Firma luftoi përballë FBI-së në 2015-ën duke mos i dhënë akses në telefonin e atentatorit të San Bernardinos. /PCWorld Albanian