Në botë ka barsoleta të ndryshme, përmes së cilave tentohet të paraqiten situata dhe njerëz të ndryshëm.
Por, përderisa barsoletat janë interesante dhe shpesh të trilluara, ka raste kur një ngjarje, ndonëse nuk është një barsoletë, është po aq interesante.
Këtë mund ta vërtetojmë edhe përmes një fotografie e cila po qarkullon në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.
Bëhet fjalë për fotografinë e cila thuhet se është bërë në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Siç edhe mund të shihet një banorë i një ndërtese në këtë qytet, ka vendosur që në vend të rrobave, në ballkonin e tij të vendos mishin dhe suxhukun, për ta terur. /Telegrafi/