Në festimet për 239 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Prania e Ahmetit dhe takimi me të e ka shtyrë ambasadorin holandez në Kosovë, Robert Bosch, ta bëjë një postim në profilin e tij në Twitter.
“Ai (Ahmeti), po punon seriozisht për të përmirësuar Prishtinën”, ka shkruar Bosch, duke e shoqëruar këtë fjali me një fotografi me të parin e Prishtinës.
Siç dihet, ambasadori holandez ka qenë mjaftë i pranishëm kohëve të fundit në media, duke mbushur gropat në rrugët e dëmtuara të Prishtinës. /Telegrafi/