Ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch ka thënë se izolimin e Kosovës nuk po e bën BE-ja, por vet Kosova.
Sipas tij, Evropa duhet fajësuar vetëm atëherë kur Kosova do të plotësonte kriteret dhe nuk do t’i jepej liberalizimi.
“Pajtohem me ju se do të ishte mirë që të rinjtë të jenë të lirë të vizitojnë Evropën, edhe të punojnë si studentë gjatë pushimeve verore.Por, Evropën duhet kritikuar dhe fajësuar vetëm nëse ajo nuk liberalizon vizat edhe pasi që Kosova të plotësojë kriteret e kërkuara”, ka thënë Bosch.
“Kosova ende nuk i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Hartës së Liberalizimit të Vizave: (Visa Liberalization Benchmarks) aty ku duhet ende pune”, ka shtuar ai./Indeksonline/