Borxhi ndaj Z-Mobile – Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë bankare

E publikuar: 29/02/2024 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të enjten pasdite llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj Z-Mobile.

Këtë e ka konfirmuar për media kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj.

Ai ka thënë se bllokimi i llogarive ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Balaj tha se nesër do të dalin me reagim zyrtar pas këtij vendimi.