Super Borussia fiton derbin e Ruhrit përballë rivalëve të urryer të Schalke 04 duke mos lëshuar terren në betejën që po zhvillon në distancë me Bayernin e Mynihut pasi djemtë e Tuchel mbeten në vendin e dytë me 5 pikë më pak se kampionët. “Signal Iduna Park” u transformua në arenën e futbolit gjerman të dielën pasi në fushë zbritën dy skuadra që reflektojnë rivalitetin mes dy qyteteve prej shumë dekadash në rajonin e Ruhrit. Ishte Shinji Kagawa ai që ngriti peshë stadiumin në minutën e 30 me një gol që zhbllokoi sfidën, por 3 minuta më pas Klas Jan Huntelaar vendosi barazpeshën. Gjithsesi pjesa e parë kishte kohë edhe për një tjetër gol që erdhi nga këmbët e Matthias Ginter në minutën e 43.
Dorussia e Dortmundit u rikthye në fushë me bindjen se mund ta mbyllte këtë sfidë dhe kështu ndodhi vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë. I përhershmi Pierre-Emerick Aubameyang la shenjën e tij edhe në këtë sfidë duke i dhënë një drejtim të pakthyeshëm.
Klaas Jan Huntelaar Replikoi me një tjetër gol në minutën e 71 por rrjeta e holandezit do të shërbejë thjesht sa për statistika pasi Schalke 04 del pa pikë nga transferta e vështirë e Dortmundit ku konfirmon formën e keqe që po kalon në kampionat.