Duke shkrepur fotografitë, para nisjes së takimit në Bruksel, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për ato që ia ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në takimin e djeshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha dje, njëherë pas takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuciq, pastaj pas takimit me Kryeministrin Kurti se NATO-ja do të intervenojë nëse është e nevojshme, duke iu referuar tensioneve të fundkorrikut në veri.
Borrell i ka dëgjuar ato që i ka thënë Stoltenberg dhe shfrytëzoi rastin gjatë fotografimit me Kurtin t’i përmend deklaratat e sekretarit të NATO-s.Borrell i thotë Kurtit se ka lexuar mediat për ato që ia ka thënë Stoltenberg, për intervenimin “nëse është i nevojshëm”.
Pastaj, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, duke qeshur thotë se “ndërhyrja s’do të jetë e nevojshme”.Kryeministri Kurti i thotë “edhe unë shpresoj ashtu”.Kjo bisedë e shkurtër u bë para se Kurti të futet në dhomën ku mbahet takimi i tij me Presidentin serb, nën shoqërinë e Borrellit dhe të përfaqësuesit speciale të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçakut.