Borrell thotë se BE nuk e ka larguar ende praninë diplomatike nga Ukraina

E publikuar: 12/02/2022 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se nuk do ta tërheqin praninë diplomatike në Ukrainë.

“BE dhe vendet e saj anëtare po koordinojnë veprimet e tyre në funksion të kërcënimeve aktuale ndaj Ukrainës. Misionet tona diplomatike nuk po mbyllen. Ato mbeten në Kiev dhe vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve të BE-së dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase”, tha Borrell.

“Kujtojmë se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje”, tha Borrell.

Në situatën aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës, një mori vendesh iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen nga Ukraina.