Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq sot në Kroaci në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.
Temë takimi mes tyre ishte edhe situata aktuale në veri të Kosovës, derisa për Kroacinë ka thënë se është shembull suksesi për anëtarësimin e saj në BE, raporton Gazeta Express.
“Faleminderit, kryeministër Andrej Plenkoviq për një shkëmbim të rëndësishëm mbi situatën rajonale, veçanërisht për Bosnjë e Hercegovinë. Gjithashtu edhe në veri të Kosovës, në momentet kur duhet të jemi të bashkuar, të fokusuar në de-përshkallëzimin dhe zgjidhjet e realizueshme. Historia e suksesit të Kroacisë është një demonstrim i qartë i fuqisë transformuese të BE-së”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Thank you, PM @AndrejPlenkovic for an important exchange on the regional situation, esp on BiH. Also on north of Kosovo, at times when we need to be united, focussed on de-escalation & workable solutions
Croatia’s success story is a clear demonstration of EU transformative power pic.twitter.com/eS3nkOwQD9
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 8, 2023
Në këtë forum nga Kosova ka marrë pjesë kryediplomatja Donika Gërvalla. Ndërkaq, pjesëmarrës janë edhe dy emisarët, ai i BE-së Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së Gabriel Escobar