Borrell takon Guterres, flasin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 23/02/2023 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai tha se me Guterres kanë diskutuar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell Klankosova.tv.

“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Borrell.