Përfaqësuesit i Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për sulmet kibernetike në Shqipëri.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se këto sulme ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë janë të papranueshme, përcjell Klankosova.tv.
“Fola sot me kryeministrin Edi Rama për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE-ja do të qëndrojë krah Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, ka shkruar ai.