Rreth 5 milionë ukrainas pritet të ikin nga vendi nëse bombardimet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, ka paralajmëruar kryediplomati i BE-së, raporton The Guardian.
Josep Borrell, shef për punëve të jashtme i bllokut, thotë se Europa duhey të përgatitej për këtë, përcjell Gazeta Express.
“Ne duhet të përgatitemi për t’i pritur rreth pesë milionë njerëz… Ne duhet të mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për të ndihmuar ato vende që pranojnë njerëz. Ne do të kemi nevojë për më shumë shkolla, më shumë qendra pritjeje – më shumë nga gjithçka”, tha ai.
Borrell gjithashtu u zotua t’i shqyrtojë më shumë shpenzimet e ndihmës së BE-së në vendet që e kanë mbështetur Rusinë në mënyrë diplomatike ose kanë abstenuar nga kritikat ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska.