Borrell: Kosova është pajtuar që të nisë menjëherë të sigurohet vetëmenaxhimi i komunitetit serb

E publikuar: 18/03/2023 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur pas takimit, duke thënë se Kosova është pajtuar që të nisë menjëhërë të sigurohet metëmenaxhimi i komunitetit serb.

“Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë dhe kur them menjëherë negocimin me dialogun e lehtësuar nga BE për të krijuar, për të vendosur aranzhimet, rregullimet dhe përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”, është shprehur Borrell.