Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Borrel tha se e vlerëson si shumë të rëndësishme.
“Ndihem i lumtur kur shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës Covid-19”.
Happy to see the decision on the full lifting of tariffs by #Kosovo caretaker government for goods coming from Serbia and BiH. This is an important decision. Regional cooperation is key as is maintaining flow of goods, in particular in times of crisis #COVID19
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 31, 2020