Borell-EPA-EFE-STEPHANIE LECOCQ
Bashkimi Europian e ka lajmëruar në faqet e veta konferencën për media të Kryediplomatit Josep Borell.
Borell bashkë me emisarin Lajçak e ka ndërmjetësuar takimin Kurti-Vuçiq në Ohër, ndërsa pritet të shpallë nëse dy palët kanë arritur të merren vesh diçka. Ka raportime se takimi Kurti -Vuçiq ka përfunduar ndërsa njoftohet po ashtu se ata kanë bërë vetëm një pauzë për të vazhduar tutje takimin.
Takimi i 18 marsit në Ohër është vazhdim i takimit të 27 shkurtit në Ohër, ku dy palët u dakorduan për propozimin europian. Ndërsa sot kanë folur rreth planit të zbatimit.