Borell-EPA-EFE-STEPHANIE LECOCQ
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mbërritur në New York, ku ka zhvilluar një takim jozyrtar me ministrat e jashtëm të BE-së.
Borrell ka zhvilluar pasur një adresim për shtyp, ku ka thënë se do t’i informojë ministrat për takimin e nivelit të lartë në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
”Unë do t’i informoj ministrat për takimin e fundit të nivelit të lartë të Dialogut mes Kosovën dhe Serbisë, për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe për të parë zhvillimet e ardhshme të Dialogut”, ka thënë Borrell, teksa ka folur edhe për çështje të tjera që nuk lidhen me dialogun Kosovë- Serbi.
Më 14 shtator takimi në Bruksel ka mbaruar pa rezultat. Pas atij takimi Borrell ka thënë se Kurti nuk e ka pranuar propozimin e BE-së.
Por Kurti gjatë një adresimi për media të hënën, ka deklaruar se ka pasur koordinim në mes Vuçiqit dhe Miroslav Lajçakut, emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Pos kësaj akuze, Kurti i ka dërguar letër Uashingtonit, Berlinit, Parisit e Romës për të i njoftuar siç ka thënë ai deformimit të dialogut Kosovë – Serbi.
Çështja më e komplikuar vazhdon të mbetet ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Express
Informal meeting of EU Foreign Affairs Ministers: Press remarks by High Representative @JosepBorrellF upon arrival. #UNGA78 https://t.co/KmHLvucSow
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) September 18, 2023