Për shkak të reshjeve të borës dhe akullit të shtresëzuar si pasojë, rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë është mbyllur për qarkullim.
Si pasojë e kushteve të vështirësuara atmosferike, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor që lidh lagjen “Muhaxherët” në Prishtinë, është ndërprerë përkohësisht për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.
Nga qytetarët kërkohet që të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, deri në njoftimin e radhës për rihapjen e saj.

















