Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do ta shqyrtojë vendimin për rritje prej 100 euro të pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, premtim ky elektoral i kryeministrit, Ramush Haradinaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai gjatë fushatës elektorale u pati premtuar rritje pagash afër 5 mijë punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.
E këtë vendim pritet ta çojë përpara Bordi i ri i KEK-ut, i zgjedhur nga Qeveria Haradinaj në nëntor të kaluar. Sipas burimeve të gazetës, për këtë punë, ky bord do të mblidhet ditën e premte, ku edhe pritet të marrë një vendim…